AMNISTI OPOZITËS VENEZUELIANE/ Rubio: Bashkëpunimi me SHBA është i vetmi mënyrë për të ruajtur eksportin e naftës në Venezuelë
Rubio shtoi se venezuelianët e kuptojnë se e vetmja mënyrë për të lëvizur naftën dhe për të gjeneruar të ardhura, pa rrezikuar një kolaps ekonomik, është bashkëpunimi dhe puna me Shtetet e Bashkuara.
Ai hodhi poshtë kritikat nga disa senatorë se SHBA-të po “veprojnë në mënyrë të pakujdesshme” në Venezuelë, duke theksuar se regjimi nuk mund të eksportojë më naftë dhe të sigurojë të ardhura pa lejen e Uashingtonit.
Kjo, sipas tij, i jep SHBA-ve “një ndikim të jashtëzakonshëm” dhe “kontroll”.
Marco Rubio tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara u përpoqën vazhdimisht të arrinin një zgjidhje që nuk përfshinte ndërhyrjen dhe arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. “Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk patën sukses”, u shpreh ai.
Sipas Rubios, është brenda të drejtës së një presidenti të veprojë nëse ekziston një kërcënim ndaj kombit.
