NAFTA E VENEZUELËS SHBA/ Trump njofton marrëveshje energjetike, miliarda dollarë në lojë
“Venezuela do t’i japë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi naftë”. Lajmi u bë publik nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se fitimet do të kontrollohen nga Uashingtoni. Tregjet reagojnë menjëherë”
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara nga 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, të cilat do të shiten me çmimin e tregut dhe me të ardhurat nën kontrollin e autoriteteve amerikane. Edhe më herët presidenti amerikan ka deklaruar se nafta e sanksionuar do të përdoret për të përfituar populli e Venezuelës dhe i Shteteve të Bashkuara.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Energjisë Chris Wright është urdhëruar të zbatojë planin menjëherë. Fuçitë e naftës, të depozituara kryesisht në anije magazinimi, do të transportohen drejt porteve amerikane në Gjirin e Meksikës për rafinim.
Një zyrtar i lartë i administrates, ka bër të ditur për mediat se transferimi mund të realizohet shpejt, pasi pjesa më e madhe e sasisë ndodhet tashmë në det. Nafta venezueliane është shumë e rëndë dhe kërkon përpunim të menjëhershëm.
Megjithatë, ndikimi në çmimet e karburantit për amerikanët pritet të jetë i kufizuar. Shtetet e Bashkuara konsumojnë mbi 20 milionë fuçi naftë në ditë, ndërsa kjo sasi mbulon vetëm pak ditë konsumi.
Pas njoftimit, çmimi i naftës amerikane ra rreth një dollar për fuçi. Nëse shiten 50 milionë fuçi me çmimin aktual prej rreth 55 dollarësh, të ardhurat mund të arrijnë deri në 2.75 miliardë dollarë.
Ekspertët theksojnë se marrëveshja mund të shterojë rezervat e Venezuelës, ndërsa detaje të mëtejshme nga Shtëpia e Bardhë priten në ditët në vijim.
