Durrës / Arrestohet 31-vjeçari për disa vjedhje

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeti”, për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në supermarkete të të njëjtit rrjet gjatë dy muajve të fundit.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtin veprimtari kriminale. Ai u kap në momentin që po tentonte të vidhte produkte në një prej supermarketeve të këtij rrjeti.

Hetimet nisën pas kallëzimit të administratorit të rrjetit të supermarketeve, i cili denoncoi se një shtetas kishte kryer disa vjedhje duke marrë produkte dhe duke u larguar me vrap, pa kryer pagesën në kasa.

Nga veprimet hetimore rezulton se 31-vjeçari, gjatë periudhës 06.11.2025 – 31.12.2025, ka kryer 4 vjedhje në supermarkete të të njëjtit rrjet, të shpërndara në lagje të ndryshme të qytetit të Durrëst.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.