PAMJE nga aksident i rëndë në Lushnjë/ Humbi kontrollin e motorit si pasojë e lagështirës në rrugë, ndërron jetë 60-vjeçari

Aksident me vdekje në fshatin Kurtinë njësia administrative Hysgjokaj.

60-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Trupi i të ndjerit është përcjellë me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko ligjore.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin M. T., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatar, për motive të dobëta.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi F. K., 39 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke dhe i ka dëmtuar një banesë të vjetër, kushërirës së tij, shtetases A. V., 53 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në aksin rrugor "Kurtinë-Yzgjokaj", shtetasi B. D., 60 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, gjatë drejtimit të motomjetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes dhe të rrethanave të rastit.