Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado vlerëson Trump për arrestimin e Maduros

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka vlerësuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për arrestimin e udhëheqësit autoritar Nicolás Maduro.

“3 janari do të hyjë në histori si dita kur drejtësia mundi tiraninë”, tha Machado për Fox News.

Forcat amerikane goditën objektiva në Venezuelë, kapën Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores dhe i çuan  në Shtetet e Bashkuara, ku tashmë po përballen me procedura gjyqësore për akuza të dyshuara për drogë.

Machado e kishte vlerësuar më parë Trumpin për qasjen e tij të ashpër ndaj Venezuelës.

“Është një moment historik”, tha ajo, duke shtuar se ishte i rëndësishëm jo vetëm për popullin venezuelian, por “për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor”, në një klip video të intervistës që ajo ndau në X.

Në një postim tjetër, ajo tha se Venezuela do të bëhej “aleatja kryesore e Shteteve të Bashkuara në çështjet e sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Pas arrestimit të Maduros, Machado bëri thirrje që politikani i opozitës, Edmundo González Urrutia, të vendoset si president.

Ish-diplomati 76-vjeçar konsiderohej gjerësisht nga opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë si fitues i zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, të cilat u shoqëruan me akuza për mashtrim.

Kohët e fundit Machado tha se “do të ishte shumë e vështirë për të të ishte udhëheqëse”.