SHBA do të ofrojë mbështetje për forcën shumëkombëshe evropiane në rast të një sulmi rus në Ukrainë

Koalicioni i të gatshëmve, aleatët kryesisht evropianë të Kievit, pritet të deklarojë se forca shumëkombëshe për Ukrainën do të përfitojë nga një angazhim amerikan për ta mbështetur forcën në rast të një sulmi rus, pas një armëpushimi të mundshëm, sipas një projekti të deklaratës së samitit të Parisit.

Rreth 30 udhëheqës që mblidhen sot pasdite në Pallatin Elize, së bashku me përfaqësues amerikanë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të shprehen të gatshëm për t’i ofruar Ukrainës garanci politikisht dhe juridikisht detyruese, të cilat do të aktivizohen sapo të hyjë në fuqi një armëpushim me Rusinë, thuhet në dokument.

“Partnerët e koalicionit dhe Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol jetik, në koordinim të ngushtë, në ofrimin e këtyre garancive të sigurisë”, theksohet më tej.

Sipas këtij teksti, i cili mund të pësojë ndryshime të vogla, një armëpushim do të mbikëqyrej nga amerikanët, me pjesëmarrjen e anëtarëve të koalicionit.