Arrestimi i Maduros/ Kamberi: Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës janë rritur vitet e fundit

Në një intervistë në Ora News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, komentoi arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e konsideruar këtë si pjesë të një serie masash që SHBA-ja ka marrë kundër regjimit të tij.

“SHBA e konsideron Venezuelën si një burim kryesor të trafikut të drogës “u shpreh ai.

Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës janë rritur vitet e fundit, dhe arrestimi mund të përshkallëzojë edhe më shumë këtë konflikt. Kamberi shtoi se reagimet ndërkombëtare, përfshirë ato të vendeve si Rusia dhe Kina, mund të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme, ndërsa situata e brendshme politike në Venezuela mund të bëhet edhe më e ndërlikuar.

 

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: