Berisha të hënën në SPAK/ PD u bën thirrje strukturave të jenë të pranishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 13:17
Të hënën më 5 janar njoftohet se do të mbahet tubimi i radhës në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Gjithashtu në mesazhin e PD drejtuar strukturave njoftohet se të hënë kreu i PD Sali Berisha do të jetë në SPAK. Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD.
"Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.
Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK."
