“Reforma territoriale dështoi”/ Boçi: Pa konsensus real, reforma territoriale është skenar i mazhorancës

Gazetari Bekim Bici në një intervistë ekskluzive për OraNews ka folur me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili fillimisht ka dhënë argumentin e tij se si zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale.

Ndaj, Boçi ka nënvizuar se kjo gjë vjen e mbështetur edhe nga raporti i OSBE-ODIHR.

Së pari të sqarojmë pak atë çështjen e zgjedhjeve. Nuk e thonë vetëm demokratët, e thotë raporti i OSBE-ODIHR. Pse ju referova këtij raporti? Sepse ky raport përcakton njësimin e partisë me shtetin dhe nga ky raport burojnë domosdoshmërit në një aspekt, të reformës zgjedhore dhe më pas të reformës territoriale.”- u shpreh nënkryetari demokrat."- tha ai.

Boçi më tej ka shpjeguar se si nevoja për një reformë zgjedhore dhe territoriale është e domosdoshme, duke përmendur se reforma territoriale e miratuar një dekadë më parë ka dështuar në tërësi.

Sipas tij, ajo u ndërtua mbi interesa politike dhe elektorale të mazhorancës.

Gjë që sipas nënkrytarit të PD-së, ka sjellë cënimin e autonomisë vendore duke larguar pushtetin lokal nga mundësia për t’i shërbyer qytetarëve.

Së dyti reforma territoriale krahas të qenurit domosdoshmëri nga raportet ndërkombëtare, është përdorur në fakt si argument bindës në opinionin publik.

Ka një domosdoshmëri më të madhe.

Reforma që u bë para 10 vitesh dështoi totalisht. Një reformë numrash votash politike. Një reformë interesash, personale të përsonave të caktuar potent në PS apo grupeve të caktuar të deputetëve që lobuan për territoret e caktuara dhe për të ruajtur statuton e votave.

Dhe jo për të sjell atë që është roli kryesor i një pushteti lokal, shërbimin ndaj qytetarit dhe ruajtjen e autonomisë vendore.

Një nga autonomitë që tregon shkallën e demokracisë së një vendi, jo vetëm në rrafshin lokal por edhe në rrafshin qendror.”- shtoi ai.

Boçi ka shprehur më tej, se Komisionit të Reformës Territoriale i mungon konsensusi real mes mazhorancës dhe opozitës. Ai tha se edhe pse në komision ka numër të barabartë anëtarësh, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimmarrja është e drejtë.

“Për të dal te pjesa që ju e përmendët, ka të bëjë paritetin e pjesëmarrjes së anëtarëve. Është e vërtetë në Komisionin e reformës territoriale kemi numër të barabartë anëtarësh.

Çka domosdoshmërisht parakupton që duhet të ketë konsensus të imponuar dhe të pranuar. Në momentin që bëhet është i pranuar dhe në veprimtari është e imponuar për shkak të numrit të votave por kemi dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Këtu kemi VETO-n. VETO është element më konsensual. Më imponues në formën detyruese.

Ky lloj ndryshimi personalisht është krejt i padrejtë dhe fsheh një prapavijë skenari të paramenduar nga mazhoranca. Sepse ka logjikë që dy reforma të lidhura me njëra-tjetrën që do kenë një konkludim, që do kenë një konkludim të përbashkët, të jenë të formatuar ndryshe.

Njëri me VETO, tjetri pa VETO.

Nuk ka sinqeritet.”- tha Luçiano Boçi.