TRONDITËSE NË MALIQ/ Familja e gjen të pajetë, 32-vjeçari i merr jetën vetes duke...

Fatkeqësi në një familje të fshatit Pirg, 32 vjeçari i jep fund jetës me vetëvarje.

Nata e ndërrimit të viteve u shndërrua në fatkeqësi për një familje në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, pasi djali i shtëpisë u gjet i vdekur në mënyrë të papritur.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë tha se më datë 31 dhjetor 2025, në lagjen nr.1, tek shkallët e një pallati në katin e tretë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

I riu, vetëm 32 vjeç, në rrethana të paqarta dhe për arsye të pashpjegueshme dyshohet se ka vrarë veten duke u varur në katin e tretë të pallatit ku jetonte.