Rama ndan PAMJET: Hidhet shtresa e parë asfaltike! Së shpejti Lura magjike e aksesueshme nga rruga e re turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme falë rrugës së re turistike. Ai bëri të ditur se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon edhe në segmentin Lurë – Rrëshen.

Ky investim do të lehtësojë ndjeshëm aksesin dhe do të japë një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonë.

"SË SHPEJTI edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike mbi segmentin Peshkopi - Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë - Rrëshen"