BORË DHE AKSIDENTE NË VERI E JUGLINDJE/ Temperaturat e ulëta vështirësojnë qarkullimin, përplasje zinxhir i mjeteve

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje, ku rrugët janë bërë të rrëshqitshme nga ngricat.

Në kukës Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të temperaturave deri në – 16 gradë.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, ku si pasojë e ngricave në disa pjesë të këtij aksi janë krijuar edhe shtresa akullit.

Për pasojë janë shkaktuar disa aksidente, përfshirë batimin e një autobuzi, daljen nga rruga të një autoambulace, si edhe një përplasje zinxhir të disa makiave.

Fatmirësisht nga këto aksidente nuk raportohet humbje jetësh, por vetëm dëmtime të lehta fizike.

Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit.

Si pasojë e ngricave në rrugë, por edhe punimve që pozhvillohen përgjatë aksit Elbasan Librazh-është krijuar një trafik kilometrik.

Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli.

Nga raportimet qe sjellin drejtuesit e mjeteve të bllokuar prej Mirakës e deri ne Prrenjas, lëvizja është shumë e ngadaltë, thuajse e bllokuar tërësisht duke zgjatur disa orë në këtë segment.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona.

Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë.

Strukturat përkatëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe të tregojnë vëmendje të veçantë gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit herët, kur rreziku i ngricave është më i lartë.