Reshjet e dëborës zbardhin edhe Librazhdin, temperaturat në Stëblevë shkojnë në minus 8 gradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2026, 12:56
Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit.
Aksi nacional Librazhd Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona.
Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli.
Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë.
