Ngricat shkatërrojnë serat në Roskovec e Frakullë, fermerët humbasin prodhimet e vitit

Temperaturat ekstreme , nën zero , kanë tharë kulturat perimore, kastravec, domate , e luleshtrydhe në serat e fermerëve të Roskovecit e Frakullës.

Pas problemeve të vazhdueshme me çmimet e ulëta, përmbytjeve dhe paragjykimit ndaj produktit vendas, në këtë fillimvit, fermerët po përballen edhe me një “ problem sezonal”, ngricën, duke shuar në pak orë investimin e mundin e një viti të tërë.