Ngricat bllokojnë qarkullimin/ Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2026, 13:16
Qarkullimi në aksin Elasan–Librazhd–Prrenjas është vështirësuar ndjeshëm për shkak të ngricave të krijuara nga temperaturat e ulëta. Prania e akullit ka shkaktuar trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë, veçanërisht në zonat malore dhe kthesat problematike.
Mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të tregojnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe të përdorin zinxhirë.
Policia Rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.
