DY VAJZA “BEKOJNË” 2026! Fëmijët e parë lindën në sekondat e para të vitit, u pasuan nga një djalë

Kur ora shënoi 00:00 Vitin e Ri në Shqipëri e bekuan dy vajza

Erdhën në jetë me diferencë sekondash nga njëra-tjetra, në dy maternitetet e Tiranës, ai ‘Koço Gliozheni’ dhe ‘Mbretëresha Geraldinë’.

Dy vogëlushet që njëherësh shënjojnë shenjtërinë e gruas dhe jetës, gëzojnë shëndet të plotë ashtu sikurse nënat e tyre, zbuluan mjekët obstetër gjinekologë Rezart Ajazi dhe Fatmir Kopani që ndoqën dy lindjet

Por teksa dy vogëlushet vajza ishin tingujt e parë të jetës, vetëm pak minuta më pas, në maternitetin Koço Gliozheni erdhi në jetë dhe një djalë I shëndetshëm!

Kryeministri ishte ndër të parët që uroi nga rrjtetet sociale ardhjen në jetë të dy vajzave që ishin fëmijët e parë në vitin 2026 në vendin tonë.