VIDEO/ La shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e 70-vjeçari: Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 21:59
Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë folur për mediat.
Zybe Selko, gruaja e kushëririt është shprehur se ishte tronditur nga lajmi.

“Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë.
Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time.
Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, tha ajo.
