NICE NË BISEDIME ME RAMOS/ Mbrojtësi mund të vijojë karrierën në Francë
Serxhio Ramos nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Mbrojtësi mund të vijojë karrierën e tij në Francë, me ekipin e Nisë që ka shfaqur interes për të nënshkruar me 39 vjecarin.
Mosha nuk përbën problem për Serxho Ramos. Mbrojtësi që mban 39 vite mbi supe, nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli, madje, synon të kthehet në Europë në një nga kampionatet më të forta si Franca.
Për ish-futbollistin e Real Madrid, ka shfaqur interes skuadra e Nisë.
Klubi po e studion seriozisht mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit qendror, i cili është i etur të kthehet në futbollin evropian për fazën tjetër të karrierës së tij. Raportohet se Klubi francez ka nisur bisedimet me 39 vjecarin.
Spanjolli është lojtar i lirë, pas eksperiencës në kampionatin meksikan. Ai ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij dhe tani është një agjent i lirë dhe mund të nënshkruajë me çdo ekip pa asnjë kosto.
Interes për spanjollin kanë shfaqur edhe ekipe nga SHBA dhe Arabia. Ramos është një imazh dhe për këtë arsye, disa klube duan të shfrytëzojnë edhe lidershipin e tij.
Ramos ka patur një karrierë të suksesshme në Evropë me Real Madridin, PSG dhe sevilja. Së fundmi ai luajti në Meksikë te Monterei ku në 17 ndeshje, shënoi edhe dy gola.

