“BETEJA E GJINIVE” NË TENIS/ Kyrgios mund Sabalenkën, sfidë argëtuese dhe polemika
Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenkën në të ashtuquajturën Beteja e Sekseve në Tenis. Përballja në Dubai ofroi spektakël dhe emocione, por a u shoqërua me debat për kuptimin dhe simbolikën e saj.
Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenkën në “Beteja e Seksese” e promovuar si një version modern i fitores së famshme të Billie Jean King ndaj Bobby Riggs mbi 50 vjet më parë, por që ngjalli polemika mbi domethënien dhe rëndësinë e saj.
sfida mes katër herë kampiones së Grand Slam-it, dhe ish-numrit 13 të botës, u paraqit si argëtuese, por kritikët paralajmëruan se ajo rrezikonte ta reduktonte tenisin e femrave në një shfaqje dytësore.
Duke luajtur përpara një audience të mbushur plot Dubait, Kyrgios arriti të menaxhojë fushën e përshtatur më të vogël në anën e Sabalenkës për të siguruar fitoren pas një dueli argëtues të zhvilluar sipas rregullave të modifikuara.
“Nuk mendoj se shumë njerëz do të pranonin të ishin në këtë pozitë, sidomos në pozicionin tim,” tha Kyrgios pas ndeshjes
“Sigurisht që Aryna ishte gati për sfidën. Rezultati ishte më i ngushtë nga sa duket. Unë isha nën presion… dhe pastaj gjithçka mund të ndodhë kur publiku përfshihet. Isha nervoz.”, shtoi Ai
Kyrgios e quajti përballjen “të fortë dhe emocionuese”, duke vlerësuar nivelin e Sabalenkës, ndërsa bjellorusja pranoi se ishte një duel i fortë dhe se do të ishte gati për një përballje tjetër.
“Mendoj se luftova fort,” tha ajo.
“Ai ishte në vështirësi. U tensionua. Jam e kënaqur që e pashë këtë. Ishte një nivel i lartë loje. Bëra shumë goditje të mira, dola shpesh në rrjetë… ishte një spektakël i bukur. Herën tjetër do ta njoh më mirë lojën e tij dhe do të jem më e përgatitur.”, shtoi tenistja
Një ndeshje më shumë spektakël sesa rivalitet, por që riktheu vëmendjen te debati për barazinë dhe rolin e figurave të mëdha në promovimin e tenisit modern.

