UNITED 5 NDESHJE PA FERNANDES/ Portugezi pritet të rikthehet për derbin ndaj Manchester City
Manchester United do të duhet të përballet me një mungesë të rëndësishme në javët e ardhshme, pasi kapiteni Bruno Fernandes është dëmtuar dhe do të mungojë për disa ndeshje. Mesfushori portugez pritet të rikthehet vetëm për derbin ndaj Manchester City më 17 janar, duke lënë një boshllëk të madh në mesin e fushës për “Djajtë e Kuq”.
Manchester United do të vuajë mungesën e mesfushorit Bruno Fernandes për të paktën 5 ndeshje, pasi ai u demtua në humbjen 2-1 ndaj Aston Villa-s.
Sipas burimeve thuhet se 31-vjecari do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Manchester City në Old Trafford me 17 janar, që do të thotë një mungese prej 5 ndeshjesh.
Ndërkohë, trajneri Ruben Amorim u shpreh gjatë një konference për shtyp se nuk e zëvëndëson dot askush mesfushorin portugez, duke e cilësuar si lojtar kyc të ekipit të tij:
2Është e pamundur të zëvendësohet Fernandes. Ai e kupton çdo pozicion në fushë, i kushton vëmendje çdo detaji. Kur unë bëjë një zëvendësim, ai është gjithmonë personi që u tregon lojtarëve të tjerë se ku duhet të jenë.” - deklaroi 40-vjeçari
Sakaq, ky lëndim i Fernandez vjen si një goditje e madhe për teknikun Portugez, pasi sulmuesit kryesorë Mbeumo dhe Amad Diallo janë jashtë fushe në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Kobbie Mainoo, zëvendësuesi i dukshëm i Fernandes, gjithashtu mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë.
Mesfushori që prej vitit 2020 ka humbur vetëm 2 ndeshje për shkak të lëndimit dhe një tjeter për shkak të sëmundjes, që do të thote se mungesa e tij aktuale do të jetë më e gjata gjatë gjithë kohës së tij me Manchester United.

