CHIESA DREJT JUVES/ Bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e huazimit të sulmuesit
Juventusi po shqyrton një rikthim surprizë të Federico Chiesa-s në merkaton e dimrit, me anësorin që mund të vijë si huazim nga Liverpooli. Lëvizja synon t’i japë më shumë alternativa repartit sulmes dhe pushim Yildizit. Në të njëjtën kohë, bardhezinjtë po vlerësojnë përforcime dhe në mesfushë!
Juventusi mund të rezervojë një surprizë të madhe në merkaton e dimrit. Emri i Federico Chiesa-s ka dalë sërish në pah për një rikthim sensacional në Torino.
Anësori, që aktualisht aktivizohet te Liverpooli, po gjen pak hapësira dhe mund të kthehet te bardhezinjtë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Sipas mediave italiane, ideja është t’i jepet më shumë pushim sulmuesit turk Kenan Yildiz, ndërsa Chiesa do të kishte mundësinë të rilindë pikërisht aty ku u afirmua. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një pistë, por palët po e shqyrtojnë seriozisht, sidomos duke parë se Juventusi nuk planifikon investime të mëdha në janar.

Ndërkohë, drejtuesit bardhezinj po punojnë edhe në fronte të tjera. Në mesfushë, emri i Guido Rodriguez është në listë.
Argjentinasi i Ëest Ham nuk është zgjedhja kryesore, por përvoja e tij dhe kostoja e ulët e bëjnë një opsion të vlefshëm, edhe në formë huazimi.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes, situata mbetet delikate. Joao Mario nuk ka bindur dhe mund të largohet.
Kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Brooke Norton-Cuffy, me të cilin negociatat kanë nisur prej kohësh. Marrëveshja mund të mbyllet rreth 20 milionë euro, me mundësinë e përfshirjes së portierit Mattia Perin në operacion.

