Ernest Muçi “tërbon” Galatasarayn. Arsyeja...

Goli i Ernest Muçit ndaj Goztepes u vlerësua si goli më i bukur i muajit dhjetor. Sulmuesi i Trabzonspor realizoi një gol fantastik, duke mahnitur të gjithë.

Te Galatasaray ka pakënaqësi, pasi ky klub pretendon se goli i nigerianit Osimhen kundër Samsunspor është më i bukur.

”I pakrahasueshëm”,-shkruan Galatasaray.

Gjithsesi, pavarësisht asaj çfarë shkruan klubi nga Stambolli, vendimi nuk ndryshon.