EDINSON CAVANI DEL NË PENSION/ Uruguaiani tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Edinson Cavani i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 38-vjeçare, duke mbyllur një kapitull të artë të futbollit botëror. Sulmuesi uruguaian u tërhoq pas një karriere të gjatë e të suksesshme, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme me klube si PSG, Napoli dhe Kombëtaren e Uruguait.

Edinson Cavani zyrtarishtë është tërhequr nga futbolli profesionist në moshen 38-vjeçare, duke i dhenë fund kështu një karriere mjaft të sukseshme.

Uruguaiani i cili u aktivizonte prej pothuajse 3 vitesh tek skuadra e Boca Juniors, e konfirmoi tërheqjen e tij gjatë pushimit të mesit të sezonit në Ligën Argjentianse.

Cavani ndau ndjenjat e tij me tifozët e tij në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke falenderuar futbollin për gjithcka:

“Futbolli më formoi, më sfidoi dhe më mësoi të ngrihesha gjithmonë kur rrëzohesha. Më lejoi të jetoja ëndrra që dikur dukeshin të pamundura si fëmijë”, deklaroi ai.

Cavani ishte pjese e Boca Juniors që prej vitit 2023, i cili arriti të shënoj 28 gola në 79 paraqitje për klubin Argjentinas.

Forma më e mirë e karrierës së Cavanit ishte tek Paris Saint-Germain, ku ai u bë simbol i ngritjes së klubit në skenën evropiane. 38-vjeçari shënoi 200 gola në 301 paraqitje, duke fituar 6 tituj të Kampionatit Francez, dhe duke mbetur golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për PSG, pas Kylian Mbappé.

38-vjeçari, gjithashtu ka luajtur edhe tek ekipet gjigand si Manchester United, Napoli, Valencia dhe Palermo, i cili është përshtatur mjaftë mirë tek këto ekipe.

Në skenën ndërkombëtare, Cavani luajti 135 ndeshje për Uruguain, i cili shënoj 58 gola dhe fitoj  Kupën e Amerikës në vitin 2011. Për vite me radhë, ai krijoi një partneritet historik sulmues me Luis Suárez, duke u bërë një nga figurat përcaktuese të brezit të artë të Uruguait.