RONALDO: DUA TË SHËNOJ 1 MIJË GOLA! Portugezi konfirmoi se nuk ka plan të tërhiqet nga futbolli
Kristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk ka në plan të tërhiqet nga futbolli, të paktën pa arritur të shënojë 1 mijë gola në karrierë. Sulmuesi portugez deklaroi se objektivi i tij i vetëm tashmë është të hyjë në histori për golat e shënuar, ndërsa theksoi se ka ende motiv për të luajtur, gjithmonë nëse dëmtimet nuk do e pengojnë
Objektivi i Ronaldos nuk ka ndryshuar. Për sulmuesin nuk është problem se ku luan, Europë apo Azi, por qëllimi është i njëjtë. Portugezi synon të arrijë 1 mijë gola në karrierë.
Këtë e ka konfirmuar në mbrëmjen gala të Globe Soccer Award, event në të cilin u shpall lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme.
Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo ka arritur të shënojë deri më tani 956 gola, teksa në sfidën e fundit arriti të realizojë dopjetë. Objektivi nuk lag për portugezin dhe nëse mban këtë ritëm, mund të arrijë sezonin e ardhshëm.
“Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij numrin e golave që të gjithë e dini. Të shënoj 1000 gola në karrierë. Do ta arrij atë numër sigurisht, nëse nuk kam lëndime, inshallah”
Portugezi deklaroi se do të vazhdojë të luajë, derisa mos të ketë probleme me dëmtimet, ndërsa se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të.
“Është vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, por pasioni mbetet shumë i lartë për mua. Jam ende shumë i motivuar për këtë arsye edhe po luaj. Gjithmonë dua të luaj futboll, të fitoj trofe, të shënoj gola. Nëse gjëndja fizike ma lejon, dua të vazhdoj më tej.”
Ndërkohë, Ronaldo pritet të grumbullohet edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026. Ky është kompeticioni i i vetëm që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka shijuar ende.

