JOSHUA PËRFSHIHET NË AKSIDENTIN FATAL/ Ish-kampioni i botës në boks ndodhet jashtë rrezikut për jetën (PAMJET)

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Antony Joshua është përfshirë në një aksident rrugor në Nigeri. Boksieri britanik ka pësuar disa lëndime jo serioze për jetën, ndërsa aktualisht po merr trajtim në spital. Sipas autoriteteve vendase nga ky aksident humbën jetën dy persona, të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet me Joshuan.

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Nigerinë, ku në të është përfshirë boksieri i njohur britanik, Antony Joshua. Makina u udhëtonte Ish-kampioni i botës në peshat e rënda u përplas me pjesën e pasme të një kamioni, në autostradën Lagos-Ibadan, në zonën e Makun.

Sipas autoriteteve lokale, në aksidentin ku u përfshi boksieri 36-vjeçar humbën jetën në vendngjarje dy persona të cilët po udhëtonin me Joshuan, ndërsa vetë ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë Anthony Joshuan pa bluzë, të ulur në automjetin e shkatërruar, i rrethuar nga xhama të thyer dhe në gjendje shoku pas aksidentit.

Autoritetet konfirmuan se Joshua ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një zyrtar i lartë i policisë vendase deklaroi se boksieri u trajtua fillimisht në vendngjarje dhe më pas u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.

JOSHUA PËRFSHIHET NË AKSIDENTIN FATAL/ Ish-kampioni i botës

Ndërkohë, menaxheri i tij, Eddie Hearn, ka reaguar duke thënë se ende po përpiqen të kontaktojnë drejtpërdrejt me Anthony Joshuan. Ai shtoi se nuk dëshiron të spekulojë mbi detajet e aksidentit derisa të ketë informacion zyrtar.

Një mik i afërt i boksierit bëri të ditur se Joshua është fizikisht mirë, por i tronditur emocionalisht nga ngjarja.

“Askush nuk e di ende shkallën e plotë të dëmeve, por ata arritën të nxirreshin nga rrënojat. Për fat të keq, jo të gjithë patën të njëjtin fat”, është shprehur ai.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë, ndërsa autoritetet nigeriane po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike që i mori jetën dy personave dhe la të plagosur një nga sportistët më të njohur të boksit botëror.

JOSHUA PËRFSHIHET NË AKSIDENTIN FATAL/ Ish-kampioni i botës

Anthony Joshua ndodhej në Nigeri me pushime, pasi origjinina e kampionit britanik të boksit është pikërisht nga ka vend afrikan.