Stoku i depozitave bankare, 1,45 trilionë lekë në fund të nëntorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 15:47
Sektori bankar ka shënuar rritje të qëndrueshme të depozitave gjatë këtij viti, duke reflektuar rritjen e kursimeve dhe stabilitetin financiar në vend.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2025, stoku i depozitave në sistemin bankar arriti në 1,45 trilionë lekë, me një rritje vjetore 116 miliardë lekë, ose 8,7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Konkretisht depozitat në lekë janë rritur me 85 miliardë lekë gjatë një viti, ndërsa depozitat në euro janë shtuar me 615 milionë euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria pozitive e depozitave pasqyron besimin e qytetarëve dhe bizneseve në sistemin bankar, si dhe kushtet e qëndrueshme makroekonomike që kanë mbështetur kursimet gjatë vitit.
