GJELI I DETIT “MBRET” I TRYEZËS FESTIVE/ Pavarësisht ankesave për çmimin, vazhdon të jetë zgjedhja kryesore e familjeve shqiptare

Gjeli i detit mbetet “mbreti i tryezës festive” në prag të Vitit të Ri.

Pavarësisht ankesave për çmimin, ai vazhdon të jetë zgjedhja kryesore në shumicën e familjeve shqiptare në natën e ndërrimit të viteve.

Përveç shijes, shumë qytetarë zgjedhin ta blejnë drejtpërdrejt nga fermerët, duke synuar cilësi më të mirë dhe një kosto më të ulët.

Megjithatë, jo të gjitha familjet do ta kenë gjelin e detit në tryezë këtë vit, pasi çmimet mbeten të larta për një pjesë të konsumatorëve.

Ndërkohë, tregtarët e mishit bëjnë me dije se kërkesa është rritur ndjeshëm në prag festash, por çmimet, sipas tyre, kanë mbetur relativisht të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, produktet e mishit janë shtrenjtuar me 2.9 për qind gjatë muajit nëntor, më shumë se mesatarja e përgjithshme e inflacionit, e cila ishte 2.1 për qind, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve shqiptare.