EuroAgro Albania 2025–2030, Rama: 67.500 fermerë që përfitojnë çdo vit mbështetje reale

 

Në nisje të episodit të fundit për këtë sezon të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të çështjeve kryesore të javës.

Rama foli për EuroAgro Albania 2025–2030.

DEKLARATA E RAMËS

Këtë javë prezantuam një mekanizëm praktik dhe të domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian, me Kapitujt 11, 12 dhe 13 në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Do të jetë një sfidë e fortë, por çka kemi bërë në një dekadë, na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027.

Një dekadë më parë, vetëm 5600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike asokohe nga shteti. Sot janë 67.500 fermerë që përfitojnë çdo vit mbështetje reale, e cila peshon në portofolin e fermës së tyre.

Eksportet dikur ishin njëprivilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliardë euro, ndërkohë që raporti i deficitit tregtar, pra eksporte dhe importetë produkteve ushqimore, ka zbritur nga 1 eksport, 9 import në 1 eksport dhevetëm 3 import.

Sot jemi në një tjeter nivel po edhe sfidat janë të një niveli tjetër.

EuroAgro Albania nuk është një ëebsite më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet, por është një instrument pune, një udhërrëfyes hap pas hapi, si burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete, si edhe një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit.