ARAUJO RIKTHEHET NË STËRVITJE/ Mbrojtësi do t’i bashkohet ekipit, pas një mungese 1 mujore
Ronald Araujo do të rikthehet në stërvitje me Barcelonën. Mbrojtësi katalanas, do t’i bashkohet ekipit gjatë kësaj jave, pas një mungese një mujore.
Pas një muaji, Ronald Araujo është rikthyer në Barcelonë. Uruguajani mesa duket ka lënë pas problemet emocionale që shfaqi pas ndeshjes me Chelsea.
Mbrojtësi doli me karton të kuq në ndeshjen e 25 nëntorit në champions dhe kjo i shkakoi atij një tronditje emocionale, që e detyroi të kërkonte nga klubi, një periudhë pushimi.
Ai u ndje fajtor për humbjen e skuadrës dhe kaloi një periudhë depresioni. Ai u largua nga spanja për të ndjekur disa trajnime për aspektin emocional.
Mbroojtësi ishte në një udhëtim në Izrael pasi nuk e përballoi dot presionin e madh të humbjes kundër Chelsea, ndeshje e cila u mbyll me 3 gola në favor të “bluve”, dhe një karton të kuq për të.
Aktualisht ai po punon me një trajner personal, në kuadër të një programi rikuperimi të përgatitur posaçërisht nga klubi katalanas.
Megjithatë, mbrojtësi nuk pritet të luajë në derbin ndaj Espanjol që do të luhet këtë fundjavë. Barcelona nuk dëshiron të nxitojë me rikthimin e tij derisa të jetë plotësisht i rikuperuar.
Më 3 janar, Barcelona do të ndeshet me Espanjolin në derbin katalanas, Ndërsa 4 ditë më pas do të sfidojë Atletik Bilbaon në superkupë

