Rama: Nuk po bëjmë avokatinë e Ballukut, por SPAK u fut brutalisht në territorin e Ekzekutivit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) nuk është opozita e qeverisë, por është një institucion i ri i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse.
Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se SPAK është mbështetur nga kjo forcë qeverisëse dhe është i garantuar nga kjo forcë qeverisëse.
“Të tjerët janë betuar e stërbetuar se do ta shkrijnë, por nuk e shkrijnë dot se votat i kemi ne. SPAK është një institucion që bën punën e vet si të gjitha institucionet e tjera. Kështu që nuk është opozita e qeverisë”, tha Rama.
Por, sipas tij, “depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike e qeverisë bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë”.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar skandaloz pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga prokurori i SPAK.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka rast të dytë në botë si ky dhe sipas tij, SPAK ndërhyri në territorin e qeverisë.
Rama shtoi se mazhoranca mbajti qëndrim institucional.
“Të përgjigjem me pyetje, keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie në rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. A unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit.
Ndryshon nga rastet e tjera, ka ardhur tek te. Nuk është një nga rastet në rrugët e pushtetit gjyqësor, të cilin pushteti gjyqësor, në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë.
Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë avokatie, parlamenti nuk i noterizon kërkesat që vijnë, i merr i sheh. Mos m’i përmend ato 16 mijë faqet.
Ajo më provokon, më ka provokuar në ditën e parë. Po të isha në Këshillin e Mandateve, do i thoja, çohuni, merrni një dosje. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe. A e dini se për çfarë janë? Nuk janë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime. Arkivi i ministrisë, i futur brenda.
Vandak me dokumente zyrtare. Kjo është afërmendsh. USB e sjellë nga prokuroria, nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS, ai ministrja, avokati. Për të mos krijuar një shteg, që ja, i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndirmi, por me qëndrim të duhur, shumë korrekt.
Rasti vjen në parlament, dhe para se të vijë në parlament, rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv, brutalisht. Kërkesë skandaloze për pezullim, rast skandaloz në asnjë vend të botës. nuk ka ndodhur as në Europë, as në ndonjë vend të botës. Mbajtëm qëndrim institucional, në parlament do të mbajmë qëndrim”, theksoi ai.
Po ashtu, Rama paralajmëroi se nga shtatori 2026 do të mundësohet transporti për shkollat.
Risia sipas kryeministrit Rama do të jetë se transporti për nxënësit dhe mësuesit do të bëhet me mjete “Made in Albania”.
Më tej, kryeministri shtoi se do të rishikohen kurikulat për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta të arsimit parashkollor, e po ashtu transformim i universitetit.
“Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi i sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënësve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe nxënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.
Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor do të futen në të gjithë sistemin. Është nënshkruar marrëveshja për smart city. Projekti francez në Korçë ka avancuar pozitivisht është bërë gati struktura dhe është përfunduar edhe projekti i zbatimit të ndërtesës. Ndërkohë është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. 839 është numri i punonjësve sociale, mekanizëm për komunikim të drejtpërdrejtë mësues nxënës.
Ka nisur rishikimi i kurikulave. Klasat I, VI dhe X nisin me kurikul të re vitin e ardhëm. Në arsimin e lartë janë bërë investime që vijojnë. Ka përfunduar faza e parë për studiot që do marrin pjesë në konkursin për universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, janë 40 kompani që kanë shprehur interes. Vijon transformimi i Bujqësorit në Tiranë, për diploma te njehsuara me Universitetin e Bokut. Janë 252 projekte, ku numrin më të madh e ka Universiteti i Tiranës”, tha Rama.

