BETOHEN 450 USHTARË TË RINJ/ Presidenti: Paqja dhe siguria, vlera që duhen mbrojtur çdo ditë
Rreth 450 të rinj iu bashkuan radhëve të Forcave të Armatosura, duke nisur zyrtarisht shërbimin e tyre ushtarak. Ceremonia u shoqërua me mesazhe për përkushtim, disiplinë dhe forcim të sigurisë kombëtare nga presidenti dhe ministri I Mbrojtjes
BEGAJ: “Paqja dhe siguria nuk janë të mirëqena. Ato kërkojnë përkushtim, vigjilencë dhe sakrificë çdo ditë”
Ky ishte mesazhi I presidentit Bajram Begaj, në cilësine e Komandantit të Forcave të Armatosura për 450 kadetët që iu bashkuan zyrtisht ushtrisë shqiptare. Theksoi mbështetjen buxhetore në rritje, por shtoi se ushtria nuk është vetëm numra.
BEGAJ: “Shqipëria do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndaj Aleancës, por për të garantuar rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të Forcave të Armatosura, sepse fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por, mbi të gjitha, me njerëzit që e përbëjnë, me brezat e rinj që i bashkohen asaj. Matet me ju.”
Ndërkohë ministri Pirro Vengu theksoi se modernizimi i ushtrisë nuk mund të mbështetet vetëm te teknologjia dhe infrastruktura.
VENGU: “Asnjë teknologji dhe asnjë buxhet nuk zëvendëson karakterin. Oficeri dhe ushtari formohen në disiplinë dhe presion”
Me rëndësi për Vengun është edhe shkollimi I kadetëve nga Kosova në vendin tonë.
VENGU: “Në radhët tuaja ka edhe 19 kadetë dhe studentë nga Kosova, që po formohen me të njëjtat standarde dhe vlera. Ky edukim i përbashkët nuk është retorikë. Është ndërtim real besimi, ndërveprueshmërie dhe sigurie rajonale”.
Një përgjegjësi për shërbim ndaj atdhetu e konsideroi betimin Shefi I Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji.
Një përshëndetje pati edhe nga një prej studentëve të rinj.
Ceremonia shënon përfundimin e fazës së parë të formimit ushtarak për efektivët e rinj.
