Shpërthen në flakë makina pranë digës së liqenit të Tiranës, nuk raportohet për të lënduar

Një automjet u përfshi nga flakët te rrethrrotullimi pranë digës së liqenit mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka braktisur menjëherë automjetin, ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.