Kavajë/ Pl*gosi biznesmenin me mjet prerës, policia i sekuestron 42-vjeçarit th*kën dhe sëp*tën (EMRAT)

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit të arrestuar për plagosjen e pronarit të një marketi në Kavajë.

Policia bëri të ditur se lidhur me ngjarjen e një ditë më parë në Kavajë, ku shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja, policia ka kryer arrestimin e autorit të dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.