VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (26 dhjetor 2025)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Veriperëndimi i Ballkanit paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Europa Lindore mbetet nën ndikimin e dëborës dhe temperaturave të ulëta, ndërsa Europa Qendrore, Veriore dhe Ishujt Britanikë me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb , Moti pritet i ftohtë dhe kryesisht pa reshje; përjashtuar jugun dhe zonat malore ku priten reshje të pakta shiu e dëbore. Pasdite vjen përmirësim i dukshëm. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 14°C. Era fryn lindore–verilindore mbi 45 km/h, dallgëzim mbi 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë. Europa Lindore pritet me reshje të dendura dëbore.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Mot kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë pritet në të gjithë vendin; vranësira të lehta në zonat malore pa reshje.
Temperaturat luhaten nga -5°C deri në 15°C. Era fryn veriore–verilindore mbi 50 km/h, dallgëzim deri në 3 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

