Diagnostohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë i pavaksinuar që ka ardhur nga Anglia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 14:10
Rasti i parë me fruth në Shqipëri është konfirmuar tek një fëmijë i pavaksinuar që ka ardhur nga Angli.
Fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk ka identifikuar raste të tjera të infektuara.
Mjekët dhe ekspertët e ISHP bëjnë thirrje të forta për vaksinimin e fëmijëve për parandalimin e përhapjes së fruthit.
