Shijak/ Vodhi një shumë parash dhe pije alkoolike nga një lokal, vihet në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se gjatë natës ka vjedhur një shumë parash dhe disa sende në një lokal.

27-vjeçari dyshohet gjithashtu si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Policia njofton se, pas sinjalizimit për një vjedhje në fshatin Shahinaj, pas punës së efektivëve u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, i dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pijeve alkoolike dhe cigareve në një lokal të fshatit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D., ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.