Po vendoste disa panele diellore, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 27-vjeçari në Koplik

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se: “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.