FOTO+VIDEO/ “Betlehemi i gjallë” i Hajmelit, rikrijon skenën e lindjes së Jezusit

Dioqeza e Sapës, e ka bërë traditë tashmë kremtimin e festës së Krishtlindjes me Betlehemin e gjallë, me pamje reale, duke na kthyer në kohën e lindjes së Krishtit.

Dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme në fshatin Hajmel, krijuan mbrëmë qytetin e Betlehemit.

Ky ishte një organizim shumë i veçantë i komunitetit, banorët e të cilit, me mjeshtëri artizanale, ushqim tradicional dhe veshje të kohës së Jezusit, pritën vizitorët. Shfaqja do të zhvillohet edhe më 27 dhjetor dhe 2 janar dhe është falas për çdokënd.

I gjithë ky organizim përveç mesazhit të dashurisë, përcjell edhe vlerat e thjeshtësisë, familjes e paqes.

FOTO+VIDEO/ “Betlehemi i gjallë” i Hajmelit, rikrijon

Eventi realizohet si një organizim vullnetar nga familjet e Hajmelit, Nënshatit dhe Dheu i Lehtë, me përfshirjen e rreth 400 banorëve të zonës, të cilët marrin pjesë si aktorë realë në këtë rikrijim simbolik të lindjes së Krishtit.