VIDEO/ “Mekanizmi përbindshëm ka rënë” - Opozita në shesh, Këlliçi kërkon dorëheqjen e Ramës dhe ka një mesazh për ...

Protesta e opozitës në sheshin para kryeministrisë, ka nisur me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi i cili tha se protesta e sotme nuk është një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën.

Ai tha se mbledhja e demokratëve në protestë, është përgjigja ndaj këtij regjimi.

“Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: Ndizni dritat e telefonave ta shohin ku është populli opozitar, ku është PD. Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai.

Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë.

Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë.

Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë", tha ai.

Gjatë fjalës së tij në protestën e PD, deputeti Belind Këlliçi, ka denoncuar me tone të ashpra abuzimet e pushtetit të Edi Ramës dhe ka shprehur një mesazh të qartë për kamikazin në krye të komisariatit të Tiranës, Feliks Hodajn.

Ai e quajti Hodajn "bandit të keqpërdorur" dhe e akuzoi për përpjekjet e tij për të shantazhuar demokratët, duke kërkuar që ata të firmosnin dokumente për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij "narko-shteti".

"Kam një mesazh personal për kamikazin në krye të komisariatit numër 4 në Tiranë, Feliks Hodajn. Ti banditi i keqpërdorur. Harroje shantazhin ndaj demokratëve me ato deklaratat që kërkoje sot me shkrim, që kërkoje t'i firmosnin demokratët për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij narko-shteti.

Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo më të të llogarisim ty. Guxo ti dhe shefat e tu, dhe një herë të vetme, t’i bini në qafë demokratëve dhe do të merremi personalisht me ju, një e nga një. Forca qytetarë, bashkë do ja dalim! Fitore, fitore, fitore!", shprehet Këlliçi

VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË