OPOZITA NË PROTESTË KOMBËTARE/ Gazetari Myzyraj: Shtohet kordoni i dytë i sigurisë para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 18:15
Drejtpërdrejtë nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", gazetari i OraNews, Isa Myzyraj ka raportuar se numri i policëve është shtuar teksa ora shënon 18:00 dhe protestuesit demokratë po i afrohen podiumit të ngritur.
Gazetari bën me dije gjithashtu se është shtuar një kordon i dytë me policë që rrethojnë Kryeministrinë dhe nga momenti në moment pritet dalja e kryedemokratit Sali Berisha nga selia blu.
“Vala e dytë e policëve që janë shtuar përpara Kryeministrisë.
Në mënyrë që të krijohet një kordonë sigurie përveç kangjellave të vendosur nga policia, që nga prej paradites së sotme.
Deri tani është një kordon i tërë me polici dhe me qindra të tjerë të cilët janë në gatishmëri."- tha gazetari.
