PROJEKTLIGJ I RI/ Tarelli: Ministria e Bujqësisë do të vendos rregulla të qarta mes fermerëve dhe blerësve

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Irfan Tarelli, Këshilltar i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, foli për projektligjin e ri që synon rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale në tregun bujqësor dhe rritjen e transparencës së çmimeve përmes një sistemi informimi në kohë reale.

" Ky është një problem që , ka qenë dhe është në mendjhen e Ministrisë së Bujqësisë dhe për informacion të shikuesit të "Ora News", tashmë ka përfunduar përgatitja e një projektligji që ka të bëj me tregun e produkteve bujqësore.

Një nga çështjet që adreson projektligji ka të bëj me kontratat, pra marrëdhëniet kontraktuale midis prodhuesit, fermerëve dhe blerësit, rregullimin e tyre, megjithë modalitetet e nevojshme.

Aspekti i dytë që rregullon është transparenca e çmimeve. Pra, për gjithë produktet që dalin në treg do të ngrihet një sistem i grumbullimit të informacionit përpunimit dhe komunikimit në kohë reale, e cila ndihmon që rregullat e lojës në treg të zbatohen dhe rrit transparencën e tregut", u shpreh Tarelli.