Debati brenda Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit: Turp! Caktoje datën...(VIDEO)

Partia Demokratike kërkon mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku të hënën, ndërsa mazhoranca kishte propozuar një afat prej një muaji.

Mbledhja u mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar një datë të re, duke nxitur tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë mbledhjes është zbardhur edhe një video e debatit brenda Këshillit të Mandateve:

Bardhi i drejtohet Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.”

Kjo video është publikuar edhe nga Sali Berisha:

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj.