SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 12:08
Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.
Burime nga mbledhja kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.
Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.
