Mbledhja shtyhet pa afat, Andoni: Manovër e mazhorancës për të fituar kohë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", analisti Ben Andoni komentoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

" Është jashtëzakonisht shqetësuese sepse problemi kryesor është problemi i vonesës, e cila i jep kohën e mjaftueshme zonjës për t'u marr me gjithë pjesën ndaj saj, qoftë edhe të intimidojë.

Problemi është që ky Kuvend me këto numra që ka është gati instrument i PS.

Prej politikës së tyre dhe numrave të pakët që janë, mazhoranca bën këto që bën.

Është logjike që mazhoranca do të fitoj kohë me zonjën Balluku.

Do të kemi shumë zhvillime interesante në janar por të gjitha do të kenë protagonist zotin Rama, që do të bëj çmos që të gjej një mënyrë për ta lëshuar zonjën Balluku sa më lehtë", u shpreh Andoni.