Shtyrja e mbledhjes pa datë/ Korreshi: Mazhoranca do të kryej puç ndaj drejtësisë...
Pas 5 orësh ballafaqimi, është shtyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Megjithatë, ende nuk ka një datë se kur do të mbahet mbledhja e radhës.
Avokati i Ballukut kërkoi 3 javë kohë, për t’u njohur me provat e SPAK.
Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm deklaruan në mbledhje se do ishte e mjaftueshme deri në 5 ditë.
Deputetët do të marrin USB me prova me vete ne shtëpi nën firmën e ruajtjes se konfidencialitetit dhe sekretit hetimor.
Janë mbi 10.000 faqe prova qe do te analizojnë deputetët për të përgatitur relacionin drejtuar seancës.
Për këtë temë në një postim në Facebook, deputeti i PD-së Saimir Korreshi reagoi ashpër:
"Mazhoranca me në krye Kryetarin e Kuvendit me dirigjent Kryeministrin kryejnë puç ndaj drejtesisë!
Kryetari i Kuvendit mbyll mbledhjen pa një datë të caktuar kjo nuk është lajthitje, por është zvarritje që të të vazhdojnë të intimidohen deshmitarët.
Mazhoranca më herët propozoj 1 muaj afat për seancën e radhës!
Ne si anetare te Opozitës kërkuam mbledhje për ditën e hënë, datë 22 Dhjetor 2025 - 48 orë kohë, që të njiheshim me provat që vetëm sot na i vune ne dispozicion.
Prokuroria kërkoj shtyrjen me 3 ditë kohë por gjithsesi jo më tepër se 5 ditë, për shkak të rrezikut që ekziston për intimidimin e dëshmitareve dhe prishjen e provave!
Edi Rama ka vendosur të PENGOJE DREJTESINE! Edi Rama ka vendos te mbroje veten dhe Belinda Ballukun nga drejtesia dhe pergjegjesia per korrupsion!"
