Klevis Balliu fton qytetarët e Njësisë 14: Të ngrihemi për Shqipërinë tonë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar organizimin e një takimi me qytetarët sot në orën 18:30, në Njësinë 14, te sheshi përballë Ozone, në kryqëzimin e Astirit.

Në thirrjen e tij, Balliu thekson se ky është momenti për t’u bashkuar dhe për t’u përballur me pushtetin, duke nënvizuar se Shqipëria duhet t’u kthehet shqiptarëve. Ai shton se takimi ka vetëm një rend dite: përballjen qytetare dhe angazhimin politik kundër qeverisjes aktuale.

“Është koha për të treguar se qytetarët e Njësisë 14 janë të gatshëm të angazhohen dhe të mbrojnë interesat e tyre”, shkruan Balliu në njoftimin e tij.