VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (19 dhjetor 2025)

Si pasojë e ciklonit të Islandës, Britania e Madhe, Gadishulli Iberik dhe pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të kenë vranësira dhe reshje shiu.

Ndërkohë, pjesa tjetër e kontinentit dhe Evropa Lindore përjetojnë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, Mëngjesi pritet me kthjellime dhe vranësira të pakta, më të dukshme në Veri dhe Verilindje.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 22°C. Era fryn e lehtë nga Jugu, deri 25 km/h.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme.

Një qendër e fuqishme ciklonare sjell reshje shiu e dëbore dhe mini-stuhi ere në Britaninë e Madhe dhe pjesë të Evropës Qendrore.

Ndërsa pjesa tjetër, Skandinavia, Ballkani dhe brigjet e Egjeut, do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave, më të theksuara në Jug dhe Juglindje, por pa reshje.

Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 22°C. Era fryn e lehtë deri mesatare nga Verilindja, mbi 28 km/h, me dallgëzim të ulët.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.