“Tiranë: 27-vjeçari arrestohet për mashtrime me produkte dentare”

Tiranë – Operacioni policor i koduar “Reputacioni” ka çuar në arrestimin e K. Sh., 27 vjeç, i dyshuar për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm me produkte dentare.

Sipas hetimeve, ai prezantohej si përfaqësues i një kompanie ku kishte punuar më parë, duke mashtruar furnitorët dhe më pas duke shitur produktet në klinika dentare. Nga kjo veprimtari dyshohet se përfitoi rreth 12 000 euro.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për veprime të mëtejshme ligjore ndaj tij.