Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 17:37
Sipas ligjit nesër Klodjan Braho pritet të marrë detyrën në një ceremoni që drejtohet nga KLP.
Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia siç mëson Anila Hoxha është shtyrë për ditën e hënë.
Klodjan Braho, prej 18 vitesh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, më 11 dhjetor.
