Tritol makinës së 39-vjeçarit në Selitë të Vogël, kamerat e sigurisë kapin mat dy autorët

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitën e Vogël.

Autorët kanë qenë dy persona të cilët lëviznin me dy automjete

Njëri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas janë larguar rrugicave të zonës së Selitës së Vogël.

Jano është shprehur se nuk ka konflikte me njeri por ka patur problematika të vogla për shkak të punës.